Last Updated on 18/11/2026 by Monika
Pas akuzave ndaj mazhorancës lidhur me buxhetin, investimet e munguara dhe shpenzimet e larta për fushatat elektorale, Ina Zhupa tha se çështja më e rëndësishme për qeverinë është të ruajnë pushtetin e kryeministrit Rama dhe lufta e brendshme.
Nuk munguan as disa komente për ministrin e Drejtësisë Toni Gogu, të cilin e quan si “pastori që shpërndan fjalën e shefit”, duke iu referuar akuzave të Erion Veliajt se ai i ka përcjellë kërcënimet e Ramës.
“Në fund të ditës, halli juaj më i madh është si të tjetërsoni votën, si të mbani pushtetin. Prioritet tashmë në PS është të ruajnë karrigen e Ramës dhe të bëjnë luftë të brendshme. Ka ikur edhe ministri i Drejtësisë se unë e dija që pastorët shpërndajnë fjalën e Zotit, por shpërndajnë fjalën e shefit. Qytetarët jua kanë dhënë përgjigjen dhe do t’jua japin”, tha Zhupa./mxh
