Last Updated on 10/03/2026 by Kesjana
Përplasja në distancë në rrjetet sociale mes figurave politike në vend ka vijuar edhe këtë herë me një reagim të ashpër nga ish-deputeti Halit Valteri, i cili i është përgjigjur deklaratave të bëra nga Arbër Malltezi ku ky i fundit ka ironizuar dhe kritikuar Halit Valterin për disa qëndrime të tij politike.
Por ky i fundit nuk ka pritur gjatë për tiu përgjigjur flak për flakë dhëndrit të ish-kryeministrit, madje në komentin e statusit të këtij të fundit.
Në reagimin e tij, Valteri i drejtohet Malltezit duke e quajtur “kollovar i shokut Enver” dhe e akuzon se flet për moral ndërkohë që, sipas tij, ka ndërtuar pasuri nën hijen e pushtetit të vjehrrit të tij, Sali Berisha.
Valteri shprehet se shqiptarët e dinë mirë, sipas tij, se kush janë ata që janë pasuruar me miliona euro përmes lidhjeve politike dhe pushtetit familjar, dhe kush janë ata që kanë punuar dhe kanë folur hapur kundër korrupsionit.
Ish-deputeti thekson se etiketimet ndaj tij nuk e shqetësojnë dhe se vjen nga një familje e thjeshtë. Sipas Valterit, gjithçka që ka arritur në jetë është rezultat i punës dhe djersës, duke shtuar se, ndryshe nga shumë të tjerë, në xhepat e tij nuk do të gjendet asnjë qindarkë e marrë nga paratë e shqiptarëve.
Në reagimin e tij ai shton gjithashtu se pasuria e ndërtuar mbi pushtet dhe mbi djersën e qytetarëve, sipas tij, nuk zgjat shumë. Valteri shprehet se historia ka treguar se e vërteta del gjithmonë në dritë dhe se drejtësia, herët a vonë, e nxjerr atë në pah.
Në fund të reagimit, ai i kërkon Malltezit që para se të bëjë moral në rrjetet sociale të shohë mënyrën se si është ndërtuar pasuria e tij, duke shtuar se e vërteta, sipas tij, do të dalë në dritë.
Reagimi i plotë:
I dashur Kollovar i shokut Enver !
Kur flet per moral dhe djerse, do ishte mire te shikosh fillimisht pasurine qe ke ndertuar nen hijen e pushtetit te vjehrrit tend.
Shqiptaret e dine shume mire kush jane ata qe jane pasuruar me miliona euro nga lidhjet politike dhe nga pushteti i familjes, dhe kush jane ata qe kane punuar dhe kane folur hapur kunder korrupsionit.
Etiketimet si “bedel” nuk me shqetesojne aspak. Une vij nga nje familje e thjeshte dhe cdo gje qe kam ne jete e kam arritur me pune dhe me djerse. Ndryshe nga shume te tjere, nuk do te gjeni asnje qindarke te marre nga djersa e shqiptareve ne xhepat e mi.
Sa per pasurine e ndertuar mbi pushtet dhe mbi djersen e ketij populli, historia ka treguar gjithmone nje gje: harami nuk gezon gjate. Zoti dhe drejtesia e nxjerrin gjithmone ne drite te verteten, dhe ti e ke me prove !
Prandaj para se te besh moral ne Facebook, shiko mire pasurine qe ke ndertuar dhe menyren si eshte ndertuar ajo. Sepse do e vjellesh siç e ke vjelle keto kohe !/kb


