Last Updated on 12/03/2026 by Anisa
Nga Ermal Hasimja
Tri gjëra:
1. Para dy ditësh Rama deklaroi integrimin si prioritet madhor për të cilin madje nuk ka plan B. Sot kuptuam se nuk paska patur as plan A.
2. Tahiri, Beqaj, Koka, Ahmetaj, Dako, Veliaj, etj … askush nuk flet më për ta sot sepse (fatkeqësisht) çudia më e madhe zgjat 3 ditë këtu. Rama mund t’i shtonte kësaj liste edhe Ballukun dhe të pastronte disi veten. Nuk e bëri. Mori përsipër bllokimin e integrimit, armiqësinë e ndërkombëtarëve dhe të opozitës morale të vendit si dhe heqjen e maskës prej mbrojtësi të drejtësisë. Arsye të fortë paska patur! Dëshmoi se nuk e kontrollon më situatën, por është i kapur.
3. Me votimin e sotëm Rama ia dha opozitës municione për gjithë muajt në vijim. Uroj që opozita të mos i përdorë për molotovë, por për mobilizim qytetar. Uroj gjithashtu që partitë e opozitës të bashkohen rreth qëllimeve të përbashkëta. Nuk trembet ariu me shapka me gisht dhe spray mizash. Duhet front i bashkuar.
