Përdorimi i teknologjive të reja jo-invazive konfirmon padyshim praninë e një tuneli të paeksploruar në piramidën e Keopsit, funksioni i të cilit ende nuk dihet.
Hipoteza për ekzistencën e tij ishte avancuar disa vite më parë, por tani ajo është konfirmuar nga një grup studiuesish egjiptianë, francezë, kanadezë, japonezë dhe gjermanë, të udhëhequr nga arkeologë nga Universiteti i Kajros.
Teknologji pa dhimbje
Ky është rezultat i projektit ndërkombëtar që që nga viti 2015 ka studiuar atë që ndodhet brenda piramidës së madhe të dinastisë së katërt (rreth 2620–2500 p.e.s.) në zonat e Dahshur dhe Giza, në jug të Kajros. Projekti, i quajtur ScanPyramids, ka përdorur teknologji shumë të veçanta, që nuk kërkojnë gërmime apo ndërhyrje që mund të dëmtonin strukturën e piramidës.
Risia qëndron në përdorimin e radiografisë muonike, një teknikë që mat sasinë e grimcave të quajtura muone, me ngarkesë negative, të cilat prodhohen nga përplasja e rrezeve kozmike me atomet e sipërme të atmosferës, pasi ato kalojnë nëpër trupa të ngurtë. Metoda, zhvilluar nga shkencëtarët japonezë, kishte qëllim fillestar monitorimin e variacioneve të magmës brenda një vullkani, dhe u përdor gjithashtu për të verifikuar pozicionin e llavës brenda Vezuvit.
Bashkë në të ngurtë
Teknologjia përdor sensorë të pozicionuar në pika të veçanta, që lejojnë të kuptojmë nëse ka hapësira boshe brenda një strukture të fortë, si tunelë apo dhoma për të cilat nuk kemi informacion. Aty ku ka zbrazëti, numri i muoneve që arrijnë te sensorët është më i ulët.
Rezultatet e punës së gjatë, të publikuara në Nature Communications, tregojnë pa asnjë dyshim ekzistencën e një korridori të ri. Një tunel tjetër ishte përmendur në 2016 dhe 2017. Ky korridor i ri është rreth 9 metra i gjatë, 2 metra i gjerë dhe 2 metra i lartë. Tuneli është i fshehur brenda blloqeve të mëdha, të vendosura në formën “V” të përmbysur, në faqen veriore të piramidës. Ai ndodhet mbi tunelin që kalifi al-Ma’mun kishte hapur për të hyrë në zemër të piramidës, tunel që tani përdoret nga turistët.
Ne do të dijmë më shumë
Dëshmia përfundimtare e ekzistencës së këtij tuneli erdhi edhe falë një mikrokamereje të futur brenda korridorit.
Funksioni i tij mbetet ende diskutim: Zahi Hawass, egjiptologu i njohur, pohon se tuneli mund të çojë në dhomën e vërtetë të varrimit të faraonit Keops, ndërsa arkeologët e tjerë mendojnë se mund të jetë thjesht një strukturë për të rregulluar renditjen e gurëve dhe për të zvogëluar peshen mbi kalimin që fillonte nga hyrja origjinale.
Loja mbetet e hapur; do të mësojmë më shumë falë hetimeve të mëtejshme.
Burimi: focus,it/ Nga Luigi Bignami/ Përgatiti për botim: L.V
