Last Updated on 06/12/2025 by Monika
Inter Miami fitoi titullin në MLS për herë të parë, duke mposhtur Vancouver Whitecaps me rezultatin 3-1.
Skuadra vendase kaloi shpejt në avantazh në minutën e 8-të, pas autogolit të Edier Ocampo. Vancouver reagoi dhe krijoi disa raste të rrezikshme me Brian White, Emmanuel Sabbi dhe Thomas Muller, por portieri Rocco Ríos Novo mbajti portën e paprekur.
Në fillim të pjesës së dytë, Ali Ahmed barazoi 1-1 pas një gabimi të portierit vendas. Whitecaps pati mundësi të kalonte përpara, por pa sukses. Inter Miami rimori kontrollin kur Lionel Messi fitoi topin dhe asistoi për Rodrigo De Paul, i cili shënoi për 2-1.
Në kohën shtesë, Tadeo Allende vulosi fitoren pas një aksioni të ndërtuar nga Alba dhe Messi.
Me këtë sukses, Jordi Alba dhe Sergio Busquets mbyllën karrierat e tyre me një trofe të fundit.
