Nga Spartak Ngjela!
Një kryetar partie, i cili i ka humbur thellë zgjedhjet, nuk mund të jetë më kryetar i asaj partie.
Por në Shqipëri shpesh humbësi i zgjedhjeve nuk dëgjon nga veshët – madje nuk përdor as aparate dëgjimi.
Por çfarë kërkon të bëjë ky lloj kryetari, i cili është i akuzuar penalisht për korrupsion?
Asgjë. Vetëm e ruan dhe e mban një shpresë të kotë, sepse ka frikë nga dënimi penal.
Po procesin gjyqësor kur e ka?
Ende nuk ka një datë, dhe askush nuk e kupton se çfarë po ndodh.
Akuzën e dytë ai e ka shumë të rëndë, nëse ajo do t’i komunikohet – kështu po thonë edhe ekspertët ndërkombëtarë të nivelit të lartë që janë në drejtimin profesional të SPAK-ut.
Atëherë?
Asgjë nuk ka në favor të Saliut.
Por pyetja mbetet:
A ia ka komunikuar SPAK-u akuzën e dytë Berishës për masakrën e 21 Janarit?
Të shohim. Lufta penale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është proces në vazhdim në Shqipëri.
Akuza për masakrën e 21 Janarit nuk është e lehtë të formulohet, sepse për atë ngjarje tashmë është zhvilluar një proces gjyqësor dhe dihet vendimi gjyqësor për të akuzuarit, i cili ka marrë formë të prerë.
