Ditën e nesërme aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të jetë i bllokuar nga ora 18:00 deri në orën 22:00, me orën greke.
Shkak për bllokimin është protesta që do të mbahet nga fermerët grekë.
Policia e Gjirokastrës bën me dije se Policia Kufitare e Kakavijës është njoftuar nga homologët grekë për bllokimin dhe bëhet me dije se do të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë emergjenca shëndetësore.
Njoftimi i policisë
Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 30.11.2025, nga ora 18:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.
