Një shpërthim i një sasie të vogël lënde plasëse ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në Vorë, duke shkaktuar dëme të lehta materiale.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 03:15, në rrugën “Fusha e Sportit”, ku në derën e banesës së shtetasit me inicialet F. Sh. ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.
Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme të lehta materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të incidentit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
Hetimet vijojnë për të zbardhur motivin dhe rrethanat e ngjarjes./k.m
