Last Updated on 17/12/2024 by adminfjala
‘Dumani u shpall ndër më të mirët për luftën kundër korrupsionit dhe SHBA e ka marr në mbrojtje’, kështu është shprehur avokati Idajet Beqiri lidhur me sulmet e Sali Berishës ndaj kreut të SPAK Altin Dumanit.
Në një intervistë mbrëmjen e sotme në ‘Frontline’ në Report Tv, ai u shpreh se sa kohë Berisha është në akuzë do të ketë sulme të tilla.
‘E ka në stilin e vet. Dumani u shpall ndër më të mirët për luftën kundër korrupsionit dhe SHBA e ka marr në mbrojtje. Egërsia e Berishës ndaj Dumanit tregon pozitën e rëndë që ai ka. Ai problemin e ka me 21 janarin dhe me Gërdecin që është duke përfunduar, është krim që e bëri kryeministri me familjen e tij. Ai ngarkoi Shkëlzenin dhe ai bashkë me Argitën bënë ata kasaphan. Ne do të kemi sulme të tilla të tija’, tha ai.
SPAK ka kërkuar kthimin e Berishës në arrest shtëpie. Lidhur me këtë Beqiri u shpreh se Berisha nuk duhet që të ishte liruar nga arresti i shtëpisë, pasi ka rrezik që të prish provat.
‘SPAK është në të drejtën e vet ligjore, sepse gjykata ka bërë revokimin e masës së arrestit në shtëpi në kundërshtim flagrande me ligjin. Në këtë rast masa e sigurisë nuk duhet që të ndryshonte. Mundësia për të manipuluar provat dhe dëshmitarët janë evidente në rastin e tij, sepse çështja ka kaluar si hetim, por s’është bërë gjykimi. Berisha mund të prish provat dhe rasti është 21 janari. Ai zhduku provat dhe kamerat u fshinë, nuk u lejua prokuroria që të bënte hetime. Manipuloi raportet mjekësore dhe aktet mjekoligjore. Ai është manipulator dhe s’mund të thuash që s’ka rrezik më që ai të prish provat’, tha ai.
Lidhur me vendimin e i GJKKO për heqjen e sekuestros së banesës së nëns së Monika Kryemadhit, ai u shpreh se nuk duhet që të ishte hequr, pasi sipas tij nga aty ka nisur edhe korrupsioni.
‘S’mund të hiqet sekuestro mbi shtëpinë e mamasë së saj, sepse korrupsioni që aty ka lindur. Ata janë duke përdorur nënën e saj, se gjoja ajo është e pasur, por me ca u pasurua ajo. Nga doli ajo nga Dibra dhe u bë pronare në Tiranë e asaj prone. Ajo ishte një pronë shteti dhe mbi atë pasuri të shtetit u bë ajo kullë e madhe. Ilir metës nuk i është sekuestruar akoma Vila e Lalëzit, si mund të rrihet akoma duarkryq. Është qesharake që ve sekuestron dhe më pas e heq’, tha ai./e.t