Mark Zuckerberg është shprehur se jemi drejt fundit të epokës së smartfonëve. Sipas tij, këto pajisje do të bëhen të panevojshme dhe do të zëvendësohen nga një objekt më i thjeshtë, më diskret dhe më afër trupit, syzet inteligjente.
Kreu i kompanisë Meta beson se ky ndryshim do të ndodhë natyrshëm, pasi syzet janë një aksesor i zakonshëm për njerëzit. Ai thekson se nuk do të kufizohen vetëm në shfaqjen e njoftimeve, por do të ofrojnë një mënyrë krejt të re për të përjetuar teknologjinë. Përfitimi i parë do të jetë fizik, thotë ai, nuk do të mbajmë më duart të zëna dhe nuk do të qëndrojmë me kokën ulur mbi ekran. m.p.
