Barcelona ka shënjestruar mbrojtësin holandez Micky van de Ven si objektivin kryesor për repartin defensiv. Klubi katalanas po kërkon të forcojë prapavijën dhe e sheh lojtarin holandez si profil ideal për të sjellë stabilitet dhe shpejtësi në linjën e pasme.
Bisedimet pritet të intensifikohen në javët në vijim, ndërsa Barça po punon për të gjetur një formulë të përballueshme finansiare.
Sipas burimeve pranë klubit, Van de Ven i përshtatet plotësisht konceptit taktik të trajnerit Hansi Flick. Shpejtësia e tij, aftësia për të mbuluar hapësira të gjera dhe ndërtimi i aksioneve nga prapavija përputhen me filozofinë e gjermanit, i cili kërkon një mbrojtës modern, agresiv dhe teknik.
Flick beson se holandezi mund të bëhet një shtyllë kyçe në projektin e tij afatgjatë te Barcelona. m.p.
