Last Updated on 16/09/2025 by adminfjala
Tre persona humbën jetën dhe 9 të tjerë u plagosën rëndë, kur një kabllo e teleferikut u këput dhe mjeti transportues u shemb pas shkëmbinjve.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në malin Elbrus, në Rusi, pak ditë më parë në Kaukazin verior. Mediat raportojnë se 37 persona po udhëtonin me teleferik në momentin fatal.
Zyrtarët thanë se karriget u përplasën me shkëmbinjtë, ndërsa pasagjerët ishin ende brenda, sipas “Daily Mail”.
Nëntë persona u dërguan në spital me lëndime dhe tre persona vdiqën në vendngjarje. Në të njëjtën kohë, 25 turistë mbetën të bllokuar për orë të tëra derisa u shpëtuan.
Ashensori operohej nga kompania ‘MKD Elbrus’ dhe ishte faza e fundit e një linje të epokës sovjetike që transportonte turistë dhe alpinistë në një zonë kampi bazë, në një lartësi prej rreth 3,700 metrash.
Drejtori ekzekutiv dhe tekniku kryesor i kompanisë u ndaluan si pjesë e një hetimi penal për aksidentin.
Vetëm pak ditë më parë, në Lisbonë të Portugalisë, kabulli i një tramvaji me turistë u shkëput dhe shkaktoi aksidentin tragjik me të paktën 17 viktima dhe shumë të plagosur./e.t
