Last Updated on 09/10/2026 by Anisa
Partia Socialiste ka kërkuar që të merren masa disiplinore ndaj deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, pas incidenteve të ndodhura në seancën plenare, teksa votohej harta e re territoriale.
Sipas shkresës së grupit parlamentar socialist drejtuar Sekretariatit të Etikës, për Bardhin dhe Balliun kërkohet përjashtimi për 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare.
Kërkesa vjen pasi deputetët e PD-së, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, hodhën shishe me ujë dhe vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama./ad
