Last Updated on 08/04/2026 by Kesjana
Kryeministri Edi Rama: Ndërkohë është e vërtetë që rritja e pagave ka qenë domethënëse për shkak se edhe rritja e ekonomisë ka qenë domethënëse. Tani që ekonomia po na ndihmon që të kemi më shumë mundësi, tani e kemi vendosur për mësuesit, ushtarakët dhe do e shtrijmë në të gjitha frontet. Besoj që do të kemi mundësi përsëri në vijim që të rrisim përsëri pagat. Spitali duket goxha mirë. Duke qenë se unë kam një parametër të punës së institucioneve, në një farë mënyre e kam një panoramë të pakënaqësive në territor. Për spitalin e Lezhës nuk kam dëgjuar ankesa. Është e domosdoshme një projekt i ri. Jo vetëm Lezha, por çdo spital që mban ngarkesën e ambulatorit të përditshëm, ka mungesë përqendrimi nga flukset e ditës. Ajo që unë mendoj se është fantastike është centralizimi i pavionit onkologjik./kb
