Last Updated on 01/03/2025 by adminfjala
Napoli dhe Interi kanë ndarë pikët sot me një barazim dramatik 1-1 në “Diego Armando Maradona Stadium”, duke ruajtur të paprekur distancën mes tyre.
Në një ndeshje shumë të luftuar, ishin zikaltrit ata të cilët gjetën golin në pjesën e parë me një goditje dënimi të jashtëzakonshme të Dimarcos. Napoli shtoi intensitetin në pjesën e dytë, duke zhvendosur lojën më shumë në gjysmëfushën kundërshtare, por rastet e mirëfillta mungonin.
Megjithatë, falë insistimit erdhi në minutat e fundit goli i barazimit i Billing, si dhe një tjetër mundësi për të shënuar në fund me Ngonge. Ndeshja u mbyll në barazim 1-1 dhe të dy skuadrat u desh të kënaqen me një pikë që nuk ndryshon pozitat e tyre në renditje./ D.C