Last Updated on 10/05/2026 by Monika
Irani ka dhënë përgjigjen e tij lidhur me propozimin e fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’I dhënë fund luftës përmes Pakistanit, I cili luan rolin kryesor të ndërmjetësit mes palëve.
Lajmi u publikua nga media shtetërore iraniane, por pa dhënë detaje të mëtejshme.
Vendimi vjen vetëm pak kohë pasi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme tha disa herë se pikëpamjet dhe konsideratat e Teheranit në lidhje me propozimet e SHBA-së do të dërgoheshin pas një shqyrtimi dhe nxjerrjes së përfundimeve përfundimtare.
Nga ana tjetër, Uashingtoni është shprehur optimist se Teherani do të përgjigjet pozitivisht në lidhje me propozimin, I cili përfshin përfundimin e luftës me kusht që Irani të heq dorë nga pasurimi I uranuumit dhe hapjen e Ngushticës së Hormuzit./mxh
