Një koment i shkurtër, por që ka shkaktuar mjaft reagime në rrjetet sociale, ka rindezur tensionet e vjetra mes Shanna Moakler dhe Kourtney Kardashian.
Ish-bashkëshortja e Travis Barker reagoi ndaj një videoje të publikuar në TikTok, ku shfaqeshin fëmijët e saj, Landon, Alabama dhe Atiana De La Hoya, duke pozuar në tapetin e kuq së bashku me Barker dhe Kourtney Kardashian në premierën e dokumentarit “Travis Barker: Louder Than Fear” në Los Angeles.
Moakler la një koment që u interpretua si një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj Kourtney-t: “Po fëmijët e saj, ku janë?”
Komenti u fshi më vonë, por një fans arriti ta fotografojë dhe ta publikojë, duke bërë që reagimi i Moakler të përhapej me shpejtësi online.
Moakler dhe Barker ishin të martuar nga viti 2004 deri në vitin 2008 dhe kanë dy fëmijë së bashku, Landon dhe Alabama. Atiana De La Hoya, vajza e Moakler nga një lidhje e mëparshme, është gjithashtu shumë e afërt me Barkerin.
Në premierën e dokumentarit, Kourtney dhe Travis u shfaqën së bashku në tapetin e kuq, ndërsa me ta ishin Landon, Alabama dhe Atiana, ndërkohë fëmijët e Kourtney-t me ish-partnerin Scott Disick, Mason, Penelope dhe Reignnuk ishin të pranishëm në event. Çifti kanë së bashku gjithashtu djalin Rocky, të cilin e mirëpritën në nëntor të vitit 2023.
Reagimi i Moakler shkaktoi debat mes përdoruesve të rrjeteve sociale. Disa e mbështetën, ndërsa të tjerë argumentuan se mungesa e fëmijëve të Kardashian në një premierë filmi nuk do të thotë domosdoshmërisht se ka probleme brenda familjes.
Kjo nuk është hera e parë që Moakler ka folur publikisht për marrëdhënien mes Travis Barker dhe familjes Kardashian. Në një intervistë të mëparshme, ajo ka thënë se nuk kishte pasur biseda me Barker dhe Kourtney për bashkëprindërimin e fëmijëve të saj dhe kishte pranuar se në të kaluarën ishte ndier e parespektuar. Megjithatë, ajo ka theksuar se sot shqetësimi i saj kryesor është që fëmijët e saj të trajtohen mirë.
Nga ana tjetër, dokumentari “Travis Barker: Louder Than Fear” fokusohet te jeta e bateristit të Blink-182, përfshirë rrëzimin e avionit në vitin 2008, betejat e tij personale dhe rrugëtimin drejt rikuperimit. Marrëdhënia e tij me Kourtney Kardashian dhe familja e tyre e përzier janë gjithashtu pjesë e rëndësishme e historisë së treguar në film.
Për momentin, as Kourtney Kardashian dhe as Travis Barker nuk kanë reaguar publikisht ndaj komentit të Moakler./mxh
