Last Updated on 14/08/2026 by Monika
Qytetarët e Rrogozhinës kanë protestuar këtë të premte lidhur me ndryshimet e propozuara përmes Reformës Administrativo-Territoriale.
Përmes thirrjeve dhe pankartave, banorët kundërshtojnë idenë e kalimit me bashkinë e Kavajës.
Banorët kanë kërkuar që propozimi i mazhorancës për këtë bashki të rishikohet, pasi siç arsyetojnë, nuk është rasti për një “shkrirje”, por nevojiten shërbime konkrete brenda bashkisë aktuale./mxh
