Last Updated on 30/04/2026 by EL
Ish-sekretarja e përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Viola Haxhiademi, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e SPAK.
Burime bëjnë me dije se Haxhiademi është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm, ndërsa pas përfundimit të seancës së marrjes në pyetje ajo është larguar nga ambientet e institucionit.
Haxhiademi është paraqitur edhe më herët në ambientet e SPAK, ku është pyetur në lidhje me dosjen “Balluku”, ku në qendër është ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku, e dyshuar për abuzime me tenderat./ET
