Ndoshta, pa e kuptuar ke bërë, disa gabime të zakonshme kur ke shkuar te estetistja për seancën e radhës të manikyrit. Sipas profesionisteve të industrisë, këto janë disa gjëra që nuk duhet t’i bësh kurrë dhe çfarë duhet të bësh në vend të tyre.
1. Të shkosh me vonesë
Të vonohesh për takimin nuk është vetëm problem për ty, por për gjithë oraret e sallonit. Nëse ndodh diçka e papritur, minimumi është të lajmërosh. Kjo ndihmon që puna të vijojë normalisht dhe të mos ndikosh edhe te klientët e tjerë.
2. Të mos tregosh për alergji apo ndjeshmëri
Nëse ke alergji, lëkurë të ndjeshme apo ndonjë problem shëndetësor, duhet ta thuash që në fillim. Disa produkte mund të mos të përshtaten dhe transparenca ndihmon që eksperienca të jetë sa më e sigurt dhe e këndshme.
3. Të shkosh në tualet në mes të procesit
Mund të duket gjë e vogël, por sapo thonjtë fillojnë të punohen ose të lyhen, çdo lëvizje mund të prishë rezultatin. Zgjidhja? Shko në tualet para se të fillojë shërbimi.
4. Të mos shpjegosh çfarë do
Estetistet nuk ju lexojnë mendjen. Nëse ke një ide të qartë për formën, ngjyrën apo gjatësinë, thuaje që në fillim. Sa më shumë detaje të japësh, aq më afër rezultatit që ke në mendje do jesh.
5. Të lëvizësh vazhdimisht
Telefon, lëvizje, nervozizëm – të gjitha këto mund të prishin punën dhe madje të rrezikojnë edhe ndonjë prerje të vogël. Qëndro sa më e qetë, për një rezultat më të pastër dhe më të shpejtë./mxh
