Kris Jenner ka mohuar publikisht lajmet që pretendonin se ajo ishte “e tërbuar” për shkak se ndërhyrja e saj estetike prej rreth 100 mijë dollarësh nuk po jepte më efektin e pritur pas rreth një viti.
Në episodin e së mërkurës të podcast-it të Khloé Kardashian, ajo i quajti këto lajme “plotësisht të pavërteta” dhe “zhgënjyese”, duke theksuar se ka respekt të madh për mjekun që kreu ndërhyrjen dhe se është shumë e kënaqur me rezultatin.
“Jam e mërzitur që njerëzit po… e fajësojnë atë. Arsyeja e vetme për të folur ose për të thënë diçka për këtë është sepse po lëndon vërtet dikë tjetër,” tha Jenner.

Jenner e përshkroi mjekun si një “artist” dhe shtoi se problemin nuk e ka aspak me të, por me mënyrën si po paraqitet historia në media, duke theksuar se është e padrejtë që ai të fajësohet për thashetheme të tilla.
Këto deklarata vijnë pasi ajo u pa ditët e fundit në një spa në Los Angeles, me syze të mëdha dhe pa grim, gjë që nxiti edhe më shumë spekulime.
Raportimet e para pretendonin se ajo nuk ishte e kënaqur me rezultatin e ndërhyrjes dhe se po mendonte një korrigjim të ri, pasi sipas burimeve anonime, ndiente se efekti nuk po ruhej siç e kishte pritur dhe e krahasonte veten me figura të tjera publike që, sipas tyre, dukeshin më të rifreskuara.
Mjeku që kreu ndërhyrjen është i njohur në rrethet e Hollivudit për procedurat estetike të fytyrës dhe Jenner e ka bërë të ditur më herët se vendimi për ndërhyrjen ishte pjesë e dëshirës së saj për t’u ndier sa më mirë me veten, duke e quajtur këtë një mënyrë personale për t’u “plakur me kujdes”, jo për t’i ikur moshës.
Ajo ka shtuar gjithashtu se secili ka të drejtë të vendosë vetë për trupin dhe pamjen e tij, dikush zgjedh të mos bëjë asgjë, dikush tjetër zgjedh ndërhyrje, dhe të dyja janë zgjedhje të vlefshme.
