Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit ka deklaruar se ka bombarduar bazat ajrore në Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas Iranit këto baza përdoren nga SHBA-të dhe Izraeli.
Komandanti i Marinës së IRGC-së, Alireza Tangsiri, është shprehur në një postim në “X” se kanë goditur objektet e dy bazave ajrore Al-Minhad dhe Ali Al-Salem, hangarët dhe depot e karburantit të avionëve me raketa balistike dhe dronë.
Tangsiri ka pretenduar se këto baza ishin “origjina e agresionit” kundër Iranit./mxh
