Last Updated on 04/06/2026 by Kesjana
Violand Bracellari është autori që vrau policin Enea Mekolli, teksa la të plagosur policin tjetër Edison Adri.
Bracellari ka qenë i dënuar në mungesë me 10 vite burg për prodhim dhe shitje narkotikësh.
Bracellari ka vepruar i vetëm. Ngjarja ka ndodhur pranë banesës ku ai qëndronte, në një zonë të njësisë administrative Lozhan
Vetë i shpalluri në kërkim ka mbetur i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit dhe është vënë në pranga nga forcat e Policisë. Ndërkohë, efektivi i plagosur pritet të transportohet drejt Tiranës me helikopter për trajtim të specializuar mjekësor./kb
