Ardian Ismajli është një nga emrat e fundit që lidhet me një transferim të mundshëm te Udinese, në ditët e fundit të merkatos së verës.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare shihet si një alternativë për të zëvendësuar Tomas Kristensen, i huazuar te Atalanta.
Ismajli ka kontratë me Torinon deri në verën e vitit 2027, por trajneri Ignazio Abate nuk e konsideron titullar. Ndërkohë, Udinese dhe Torino kanë nisur kontaktet për të gjetur një marrëveshje.
Në të njëjtën kohë, Kristjan Asllani vazhdon të jetë jashtë planeve të Interit, ndërsa aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim.
Monza ka shfaqur interes për mesfushorin shqiptar pas dëmtimit të Matteo Pessinës, i cili pritet të mungojë rreth 3 muaj. Pas ndeshjes së të shtunës, drejtuesit e Monzës pritet të diskutojnë formulën e mundshme për transferimin e Asllanit./mxh
