Arti i të mësuarit dhe i të ndarit të gjërave me të tjerët, është një temë e nxehtë për prindërit dhe për “uraganët” e tyre të vegjël. Sepse për fëmijët, të ndash lodrat por edhe gjëra të tjera, nuk është fare e lehtë dhe shpeshherë e mërzitshme. Pse ndodh kjo? Sepse ata kanë ende nevojë për të mësuar!

Sekreti për çështje të tilla është të mos e detyrojmë të japë hua lodrën e tij të preferuar por t’i drejtosh drejt zgjedhjes së duhur. Të ndash, mbi të gjitha është një aftësi që mësohet me kohën, duke mos harruar të respektosh ritmin e më të vegjëlve. Si mund t’i ndihmojmë në këtë rrugëtim?

