Last Updated on 28/04/2025 by adminfjala
Gjyshi i Justin Bieber, Bruce Dale, është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare. Këngëtari ka dashur t’i japë lamtumirën e fundit me një postim prekës në rrjetet sociale.
Ai ishte babai i nënës së këngëtarit, Pattie Mallette. Në llogarinë e tij në Instagram, Bieber ka ndarë një foto nga fëmijëria, ku shihet duke prekur butësisht fytyrën e gjyshit të tij.
Ylli 31-vjeçar ka treguar se mezi pret ta takojë sërish në parajsë, duke shprehur bindjen se gjyshi do të vazhdojë ta mbrojë edhe nga lart./E.Ç\
View this post on Instagram