Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se protesta e ka “shkatërruar” Edi Ramën për 30 ditë dhe ai tashmë lutet që të përfundojë.
“Pas kësaj Edi Rama nuk shihet si politikan elektoral. Ai vetëm humbet elektorat. Është si Xhelil Gjoni në ’90, që mbajti fjalimin do t’i shtypim dhe nuk ishte asgjëkundi pas 6 muajsh. Ky është Rama sot. Tao Tao si Hekuran Isai. Me këtë sy i shohin qytetarët, si pengesë e së shkuarës. I rrëzon për 1, 2 apo 3 vjet? Nuk ka rëndësi, por këta e nxorrën që janë e vjetra dhe duhen larguar. Jo vetëm Ramën por edhe PD. Kjo është arritja më e madhe e protestës.
Edi Rama sot lutet që të mbyllt protesta. Pankarta më e bukur aty ishte, të thamë të ikësh nga kryeministria dhe jo nga mendorja. Ai ka ikur nga mendorja. Kërcen, hedh valle, thotë fuck you, e kanë shkatërruar për 30 ditë Edi Ramën. /mxh
