Gazetari Artan Hoxha duke komentuar protestën në ditën e 30-të deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se ajo duhet të ketë një udhëheqje dhe se kushtet janë pjekur për t’i dhënë një drejtim protestës, por këshilloi aktivistët që nuk është e lehtë me qeverinë aktuale, pasi Rama “është gjarpër”.
Pjesë nga biseda
Artan Hoxha: Kudo ku janë shqiptarët, në çdo cep të planetit, kanë dalë me simbole kombëtare. Këtë e arrinim më parë vetëm kur luante kombëtarja. Janë bërë të gjithë gjërat që mund të bëheshin. Duke mos kaluar gjithmonë te eskalimi. Është një strukturë drejtuese, pjesë e planit që struktura të mos evidentohet. Por ka një moment që uji do të kthjellohet dhe kjo nuk mund të shtyhet pafundësisht. E gjithë kjo, kur pritet të jetë momenti i duhur? Kushtet nuk është se nuk janë pjekur. Kryeministri po provokon duke evidentuar ky ka atë problem, ai ka atë problem. Duhet dikush të marrë riskun, edhe sulmet e qeverisë. Truri duhet të dalë, që edhe njerëzit të jenë të qartë dhe të bindur. Nisi për flamingot, kaluam te kërkesa kryeministri të dorëhiqet. Ai thotë nuk e jap dorëheqjen. Hynë studentët te fakulteti, policia ka vajtur atje për të proceduar. Pra cili është hapi tjetër përvec qëndrueshmërisë.
Andi Kurti: Dua të bëj një paralelizëm me Serbinë. Kjo ka qenë pas viteve ‘90 e vetmja protestë që ka patur jetëgjatësi. Nuk mund të presim rezultat direkt. Ne po mundohemi t’i japim një tjetër dimension protestës, të mos varemi vetëm te numrat, por për të bërë një presion në të gjithë territorin shqiptar, por edhe jashtë. Kemi punuar, edhe në aspektin ambientalist, të vijnë eurodeputetë, që kanë folur. Duam të gjëjmë forma, e dimë që Rama nuk është lehtë për t’u hequr. Po mundohemi që këtë energji ta kanalizojmë në veprime konkrete.
Artan Hoxha: Ju e kapët gafil Ramën, por ai është gjarpër që nuk i tregon këmbët, ka shumë faktorë në favorin e vet, është një sistem 36-vjeçar, nuk shkulet kaq lehtë. Kjo goditja e parë duhet të ketë edhe suport tjetër.
Andi Kurti: Nuk varet vetëm prej nesh, ka nevojë për suport të madh popullor.
Artan Hoxha: Ata që japin mesazh, në ditët e para ishte e mirëkuptueshme, edhe vetëm organizatorët thanë niveli i diskutuesve do të vijë duke u rritur, por nuk ndodhi. Më mirë më pak fjalime dhe më shumë mesazhe. Kur thuhet nesër më shumë, ta dinë se përse po vijnë. Kjo të humb interesin, ne jemi ballkanas, nuk jemi parizienë./mxh
