Last Updated on 22/09/2026 by Monika
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, është shprehur lidhur me arrestimin e Vlora Hysenit dhe marrëdhënies së Shërbimit Informativ të Shtetit me SPAK.
Karamuço tha se duhet të ishte vepruar me një taktikë ndryshe nga ana e SPAK lidhur me mënyrën se si Hyseni u procedua. Sipas tij, është i domosdoshëm kryerja e një hetimi shterues për shkak të volumit që dosja e AKSH-it mbart.
“Pse duhet të ndajmë Vlora Hysenin nga SHISH. Është shumë e rëndësishme kjo. Nuk i inkriminon dot të gjithë punonjësit e SHISH. Unë e kam inkurajuar në këtë çështje dhe në çështjet e tjera edhe zotin Dumani, edhe zotin Maksuti të bëjnë një hetim shterues sepse dosja e AKSH-it është shumë e madhe dhe siç e tha dhe Eni ka shumë fraksione. Problemi është që në rastin konkret janë nxituar sepse duhet të kishin bërë një taktikë ndryshe sesi të ruanin shtetin duke kapur individë të veçantë që e kanë dëmtuar me veprimtarinë e tyre atë”, tha Karamuço.
Ai gjithashtu shtoi se marrëdhënia midis dy institucioneve është e brishtë dhe një akt i tillë i kryer nga një individ i vetëm dëmton në mënyrë të drejtpërdrejtë SHISH-in.
Karamuço solli në vëmendje se shkarkimi i Vlora Hysenit ishte i pritshëm që në muajin korrik, duke ebërë situatën të parandalueshme.
“E përmendi prokurori, zoti Beci, që ka një marrëdhënie të ngushtë të vazhdueshme përditshme midis SHISH-it dhe SPAK-ut. Nuk mundet ti në një moment të përcaktuar të thuash nga bashkëpunëtorë hajde se do të arrestoj. Jo sepse dëmton veprimtarinë e komunitetit të inteligjencës dhe komunitetit ligjzbatues dhe të akuzës duhet ta bësh në mënyrë të diferencuar se janë disa balanca shumë të brishta. Aktet dhe veprimet që dëmtojnë institucionin, por janë kryer nga një individ. E kishin shumë të thjeshtë qoftë edhe kryeministri se ka që në korrik që thuhet do shkarkohet, madje po gjendej zëvendësuesi në korrik zonjën Hyseni.
Në rastin e Vlora Hysenit unë mendoj se duhej shkarkuar fillimisht, të ishte kërkuar dorëheqja, të ishte larguar nga ai funksion, të mos shkonte me 80 drejtues të SHISH-it botëror në mbledhje aty të njoftohej akuza në Azerbajxhan, por të ishte në rrugë, qytetar i lirë dhe pastaj t’i viheshin prangat sepse kështu na inflikton një institucion të tërë që ne e kemi në krye të kupolës të sigurisë kombëtare”, u shpreh ai./mxh
