Sassuolo mposhti 2-1 Atalantën në “Mapei Stadium”, edhe pse luajti me një lojtar më pak për më shumë se 75 minuta.
Andrea Pinamonti u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 19-të për ndërhyrje të ashpër ndaj Gjimshitit, por vendasit kaluan në avantazh në të 23-ën me Koné pas një goditjeje këndi.
Atalanta pati disa raste në pjesën e parë, por portieri Muric ruajti epërsinë e Sassuolos. Në pjesën e dytë, Kristian Thorstvedt dyfishoi shifrat në minutën e 69-të me një goditje nga distanca.
Miqtë ngushtuan diferencën në minutën e 88-të me Yunus Musah, por nuk arritën të barazonin.
Në fund, Sassuolo siguroi fitoren e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit në kampionat dhe ngjitet në vendin e tetë me 38 pikë. Atalanta mban vendin e shtatë me 45 pikë./mxh
