Nuk është ende sezoni i sandaleve kështu që trendet e këpucëve për pranverën 2026, si balerinat dhe atletet në stil balerine, po e mbajnë të fshehur pedikyrin që mund të kemi bërë. Por falë Katie Holmes, mësuam se ekziston një mënyrë për ta treguar pedikyrin pa kaluar direkt te shapkat. Zgjidhja janë: “peep-toe pumps”.

Holmes nuk është shfaqur fare me sandale në rrugët e Nju Jorkut këtë sezon. Prandaj ishte surprizë ta shihje me pedikyr të dukshëm në tapetin e kuq të Carnegie Hall. Stilistja e saj, Brie Walsh, e kishte veshur me një kombinim total të zi nga koleksioni vjeshtë 2026 i Lanvin, përfshirë këpucë moderne. Çdo këpucë me majë kishte një hapje shumë të vogël përpara, që zbulonte vetëm majën e pedikyrit të saj në ngjyrë të kuqe të ndezur. Ngjyra e saj duket se është kthyer në “firmën” e sezonit.

Holmes nuk është nga ato që mbështesin shumë shkëlqimin me gurë, ndryshe nga Beyoncé. Por këtë herë, nuk i rezistoi dot. Këpucët e saj ishin të zbukuruara me kristale në formë katrore, të vendosura përgjatë anëve dhe rripave të këpucës, duke i dhënë një shkëlqim të fortë çdo hapi.


Fustani i saj i zi, i shkurtër, ishte gjithashtu nga Lanvin dhe kishte detaje kadifeje dhe një fjongo në shpatull. Fundi i fustanit kishte shtresa me detaje që shkëlqenin, por pa i marrë vëmendjen këpucëve.


Më herët ishte vënë re një rikthim i asaj që quhet “iluzioni i gishtave të këmbës”, ku këpucët ekspozojnë vetëm një pjesë shumë të vogël të tyre. Ky stil është parë në koleksione të markave të njohura si Prada, Fendi dhe Valentino.


Ky trend ka sjellë edhe një kategori të re këpucësh me taka shumë të holla dhe formë “kukulle”, të cilat janë bërë të preferuara nga shumë figura të njohura në evente të rëndësishme.
Duket ky sezon duket se i ka kthyer pedikyrët në pjesë të dukshme të stilit, jo më të fshehura si më parë./MXH
