Diku gjatë rrugës, duket sikur kemi “harruar” si flihet gjumi. Kemi provuar çdo gjë: suplemente, aplikacione që ndjekin ciklet e gjumit, metoda të ndryshme relaksimi. Ndërkohë, në Europë, disa prindër vazhdojnë të përdorin një teknikë shumë të thjeshtë që i ndihmon fëmijët të flenë më mirë.
Kaitlin Klimmer është nënë dhe trajnere e gjumit, e cila ndihmon prindërit e lodhur të krijojnë rutina gjumi për foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Ajo tregon një zakon austriak të frymëzuar nga foshnjat, që ndihmon edhe të rriturit për të fjetur më shpejt. Klimmer e ka mësuar këtë teknikë pas zhvendosjes në Austri, dhe ajo thotë se i ka ndryshuar mënyrën si e sheh gjumin dhe kushtet ideale për të.
Zakoni i çuditshëm austriak i frymëzuar nga foshnjat që
Në Austri, njerëzit përdorin një teknikë të quajtur “Lüften”, që në gjermanisht do të thotë “të ajrosësh”.
Në praktikë, kjo do të thotë të hapësh të gjitha dritaret e dhomës së gjumit për të futur ajër të freskët dhe për ta ftohur sa më shumë ambientin. Më pas, vendosen shishe me ujë të ngrohtë ose jastëkë ngrohës nën batanije, në mënyrë që shtrati të jetë i ngrohtë dhe i rehatshëm.
“Ne e mbyllim derën për ta mbajtur ajrin e ftohtë brenda,” shpjegon Klimmer. Kështu dhoma bëhet e ajrosur dhe e ftohtë, ndërsa shtrati mbetet i ngrohtë.
Ajo thotë se gjatë kësaj kohe ndjek rutinën e gjumit me fëmijët: deri sa mbarojnë larjen e dhëmbëve dhe përgatitjen për gjumë, dhoma është ftohur, ndërsa krevati është ngrohur.
Sipas saj, “ajri i freskët dhe i ftohtë na bën të ndihemi të përgjumur. Na ndihmon të flemë më shpejt dhe kur flemë në një ambient të freskët, gjumi është më cilësor.”
Ekspertët e gjumit theksojnë se mbajtja e temperaturës së dhomës më të ulët ndihmon trupin të rregullojë më mirë temperaturën e brendshme gjatë natës.
Zakoni i çuditshëm austriak i frymëzuar nga foshnjat që
Studime të mëparshme kanë treguar se ekspozimi ndaj nxehtësisë rrit zgjimin dhe ul cilësinë e gjumit të thellë dhe fazës së ëndrrave. Për të fjetur, temperatura e trupit duhet të ulet, dhe gjumi është më i thellë kur kjo ndodh.
Për këtë arsye, shpesh rekomandohet që dhoma e gjumit të mbahet rreth 15–17°C.
Gjithashtu, një ambient i freskët ndihmon në rregullimin e hormoneve të gjumit, sidomos melatoninës, dhe ul nivelin e kortizolit, që lidhet me stresin dhe zgjimin.
Klimmer thekson se çdo person është i ndryshëm dhe jo çdo metodë funksionon njësoj për të gjithë, por thotë se “Lüften” është një ndryshim i thjeshtë dhe pa rrezik, që mund të ndihmojë shumë, sidomos për fëmijët./mxh
