Këngëtarja e njohur Katy Perry ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale me një video të pazakontë të realizuar në Romë, ku shfaqet duke hedhur kartën e kreditit në shatërvanin e famshëm “Fontana di Trevi”.
Sipas saj, ajo nuk kishte monedhë për të kryer ritualin tradicional të fatit, ndaj vendosi ta improvizojë në mënyrën e saj. Në video, Perry i drejtohet kamerës duke kënduar: “A mund të më japë dikush një qindarkë?!”
Më pas ajo shton me humor: “Ju thashë te ‘Save as Draft’ që nuk merrem me monedha”, duke iu referuar një prej këngëve të saj nga albumi “Witness”.
“Fontana di Trevi” njihet për traditën ku vizitorët hedhin monedha për fat dhe për t’u rikthyer sërish në Romë, por gjesti i Katy Perry-t është bërë viral, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale
