Moise Kean është shumë pranë një aventure të re në Serinë A, këtë herë në drejtim të Como-s.
Sulmuesi i Fiorentinës është objektivi kryesor i trajnerit Cesc Fabregas, i cili ka kërkuar një tjetër alternativë për repartin ofensiv dhe drejtuesit e klubit lombard kanë avancuar ndjeshëm në negociata.
Como e ka nisur këtë tratativë me një ofertë që kapte vlerën e 30 milionë eurove, por në vijim ka rritur propozimin deri në 38 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset.
Tashmë, për të marrë miratimin përfundimtar të Fiorentinës, klubi pritet të bëjë një tjetër përpjekje dhe shifra e transferimit mund të arrijë në 42 milionë euro.
Kjo ofertë e fundit konsiderohet vendimtare për mbylljen e marrëveshjes. Nga ana e lojtarit, situata është më e avancuar, pasi Ken ka një marrëveshje për kushtet personale me Como-n prej rreth një muaji.
Sulmuesi italian ka qenë i hapur ndaj projektit të klubit dhe interesi i tij për të kaluar te skuadra e Fabregas ka ndihmuar në avancimin e negociatave./mxh
