Rosalía nuk fshihet më! Ylli i muzikës është fotografuar në momente mjaft intime me partneren e saj, modelen Loli Bahia, gjatë ndeshjeve të tenisit në “US Open” në Nju Jork.
Këngëtarja 33-vjeçare dhe modelja 23-vjeçare shijuan përballjet e spikatura mes emrave të mëdhenj të tenisit nga tribunat e Qendrës Kombëtare USTA Billie Jean King. Përgjatë gjithë kohës, dyshja nuk i kursye puthjet, përqafimet dhe gjestet romantike përballë kamerave, e shoqëruar nga aktorja e njohur Alexa Demie.
Sinjalet e para për një histori dashurie mes artistes dhe modeles nisën që në nëntorin e vitit të kaluar, ndonëse të dyja kanë zgjedhur të tregohen mjaft diskrete për jetën e tyre personale.
E pyetur më parë nga revista “Elle” lidhur me nevojën për të deklaruar publikisht orientimin e saj seksual, Rosalía u shpreh e prerë: “Mendoj për lirinë. Kjo është ajo që më udhëheq, nuk i bëj gjërat me detyrim.”/mxh
