Kryeministri Edi Rama tha se investimet që pritet të realizohen në Sazan e Zvërnec të Vlorës, nuk kanë asnjë lidhje me Presidentin Donald Trump.
Rama tha se kur na nisur bisedimet për këto projekte, Trump nuk dihej nëse do të ishte President i SHBA-së apo do të ishte në burg.
Më tej kryeministri shtoi se Presidentit Trump i përfundon mandati për 2 vite, teksa shtoi se interesi i vetëm i investimit në Zvërnec e Sazan është zhvillimi ekonomik i Shqipërisë.
“Edhe ky banor i Zvërnecit do përfitojë. Vlera e pronës së tij do rritet kacafiu. Pasuria e patundshme e çdo njeriu që jeton në atë territor, menjëherë do kërcejë. Të gjitha sistemet e shërbimit do lulëzojnë. Teli me gjemba nuk do shoqërojë askënd. Sepse teli me gjemba ishte një shfaqje shumë agresive e kompanisë këtu, që u ngarkua nga investitorët që të bënte këto punime paraprake.
Si do vijnë njerëzit që të harxhojnë 4 miliardë dollarë këtu të vënë tela me gjemba. Sazani nuk do jetë resort i mbyllur. Kur kam folur për dorëheqje kam pasur parasysh diçka tjetër, që unë nuk jam këtu që të rrij dhe të shijoj pushtetin, të konsumoj pushtetin. Kur unë kam thënë që s’ndalet ky projekt, e kam pasur që nuk duhet të ndalet Shqipëria për projekte kaq të mëdha, nga një re e zezë.
Grekët e thonë po na e morën shqiptarët këtë investim do jetë problem, për turizmin. Ca lidhje ka kjo me Trump. Kur unë e kam nisur këtë, Trump se dinim do shkonte në shtëpi të bardhë apo në burg. Dhe dy vite i mbaron mandati. Unë s’jam këtu për tu bere mbret. Jam ketu se shoh derën e BE të hapur, nëse e kapërcej pragun e asaj dere, ju do të shpëtoni nga unë”, tha mes të tjerash Rama./mxh
