Ish presidenti Ilir Meta ka përfunduar dëshminë e tij në SPAK, teksa është pyetur në lidhje me ngjarjen e “21 Janarit”.
Mësohet se Meta është pyetur nga hetues të BKH që ishin caktuar nga prokurori i dosjes Alfred Shehu.
Vetë Meta iu drejtua SPAK me kërkesë që ta thërriste për të dhënë shpjegime lidhur me ngjarjen, pasi për shkak të posteve që ka mbajtur, pretendon se ka të dhëna që mund ti shërbejnë hetimit.
Në kuadër të hetimit të dosjes SPAK ka marrë dëshmitë e ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-presidentit Bamir Topi si dhe zyrtarë të tjerë. Në 21 janar të 15 viteve më parë u vranë nga Garda protestuesit, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.
Artikulli i MëparshëmLantona Sado zgjidhet mes tymit Drejtoreshë e Përgjithshme e INSTAT-it
