Last Updated on 02/02/2026 by EL
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balal ka ironizuar foltoren e sotme të Partisë Demokratike.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balla e krahason foltoren me një përkujtimore, ku sipas tij janë vetëm njerëzit e shtëpisë.
Më tej Balla shkruan se kur ishin fejesat vinin dhe krushqit dhe bëheshin më shumë njerëz.
“Ishin më mirë me ato fejesat, apo zjafetet siç i thonë, se na vinin dhe krushqit e bënin sikur ishin shumë. Po këto përkujtimoret nuk shtyhen fare, se nuk vijnë as krushq, vetëm njerëzit e shpisë”, shkruan Balla/et
