Last Updated on 19/06/2025 by adminfjala
Mediat ndërkombëtare raportojnë se presidenti amerikan Donald Trump miratoi planet e sulmit ndaj Iranit, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse do ta sulmojë vendin dhe do t’i bashkohej zyrtarisht fushatës ajrore të Izraelit.
“Kemi një plan për gjithçka, por do të shohim se çfarë do të ndodhë. Kemi rrugë për të bërë. Ata duhet ta kishin bërë marrëveshjen, 60 ditë biseduam për të, dhe në fund, vendosën të mos e bënin dhe tani dëshirojnë ta kishin bërë dhe duan të takohen. Por është, pak vonë për t’u takuar, por ata duan të vijnë në Shtëpinë e Bardhë. Kam një ide se çfarë do të bëj, por nuk e kam marrë ende vendimin përfundimtar. Do të doja ta merrja vendimin përfundimtar një sekondë para se të vijë koha, sepse gjërat ndryshojnë me luftën, mund të shkojë nga një ekstrem në tjetrin”, tha Donald Trump.
Sipas CBS Neës duke cituar një burim i lartë i inteligjencës dhe një zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes shkruan se kreu i Shtëpisë së Bardhë po pret të shikoj nëse Irani do të pranonte një marrëveshje të minutës së fundit për t’i dhënë fund programit të tij bërthamor përpara se të vazhdonte me planet e sulmit.
Ndër të tjera ai po shqyrton një sulm amerikan ndaj bazës së Fordou , një objekt nëntokësor i pasurimit të uraniumit në Iran. Vetëm SHBA ka armatimin e duhur që mund t’i afrohet shkatërrimit të kësaj baze te fortifikuar.
Planet janë midis një sërë opsionesh që këshilltarët ushtarakë të presidentit diskutuan me të në Shtëpinë e Bardhë, megjithëse zyrtarët theksuan se nuk është marrë ende asnjë vendim perfundimtar./kb