Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, në mocionin me debat për raportin e OSBE/ODIHR, u shpreh se sot 35 vite pas themelimit PD-ja vjen si forcë që ka humbur çdo garë elektorale në vitet e fundit.
Klosi tha se sot në Kuvend diskutohet për humbjen e radhës të Partisë Demokratike. Më tej, ai iu drejtua sërish demokratëve duke iu thënë se edhe në zgjedhjet e 2027 nëse marrin dy bashki do të jetë vetëm nga gabimet e PS-së.
“Sot shënohen 35 vjet nga themelimi i PD-së. Nuk e di se kush ju ka këshilluar për të zgjedhur të sotmen si datë për të bërë këtë debat. Çfarë do ju thoni studentëve të dhejtorit se pas 35 vjetësh vini si forcë që ka humbur cdo garë elektorale në vitet e fundit. Si do ja thoni studentëve të dhjetorit se për bashkinë e Vlorës mbështetët një të pashkollë. Si do e thonit qytetarëve të Tiranës së nuk arritët si PD të nxirrnit një kandidat që nuk pati fatin të kandidonte përballë Ogerta Manastirliun, që do të kishte fituar me rezultatin më të thellë historik në bashkinë e Tiranës. Vijmë sot për të diskutuar për humbjen tuaj të radhës, në garën e ardhshmë kurdo që ajo qoftë. Forca juaj humbi në të gjithë Shqipërinë. Si ka mundësi, gjithë banda qenka Shqipëria? Ju ku ishit. Ju i lexuat gjithë votat dhe asnjë votë gabim nuk u gjet nga hetimi i zgjedhjeve të 11 majit. PS nuk ka nevojë të manipulojë dhe nuk ka frikë nga ballafaqimi më qytetarët. Ne fitojmë sepse jemi e vetmja forcë që përfaqëson ëndrrën europiane të shqiptarëve. Keni apo skeni shans të merrni më shumë bashki në 2027 dhe ato do t’i merrni vetëm nga gabimet tona. Ne bëmë vërejtje dhe kemi kërkuar që administrata të jetë më e depolitizuar por nuk e pranuat ju. Ka më shumë për të përmirësuar padyshim”, tha Klosi./mxh
