Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, duket i gatshëm t’u ofrojë qytetarëve të tij mundësinë për të ndjekur ndeshjet e Premier League, por nën kushte shumë të rrepta që reflektojnë kontrollin e rreptë të regjimit.
Transmetimet nuk do të jenë të drejtpërdrejta dhe çdo ndeshje do të kalojë përmes montimit dhe miratimit shtetëror. Versioni final do të zgjasë 60 minuta dhe çdo pamje “e papërshtatshme” për regjimin do të hiqet. Reklamat dhe tabelat në anglisht do të zëvendësohen me simbole shtetërore, ndërsa çdo përmbajtje që lidhet me komunitetin LGBTQ+ do të fshihet.
Gjithashtu, futbollistët nga Koreja e Jugut, si Kim Ji-soo dhe Hwang Hee-chan, nuk do të shfaqen në transmetime, në përputhje me politikën e regjimit ndaj fqinjit jugor.
Ky hap shihet si një përpjekje e kontrolluar për të rritur popullaritetin e regjimit dhe për të ofruar një formë “të sigurt” argëtimi për publikun vendas, duke mbajtur gjithmonë futbollin brenda kufijve ideologjikë të vendosur nga Kim Jong-un./MXH
