Last Updated on 11/10/2026 by EL
Nga Eduard Zaloshnja
Është folur e shkruar shumë për koston elektrorale që mund të ketë PS-ja nga suprimimi i 15 bashkive në ndarjen e re territoriale, e cila është kundërshtuar nga shumica e këshillave bashkiakë të këtyre bashkive të vogla.
Le t’i analizojmë me rradhë ato.
1. Në bashkinë e zgjeruar Fier, në zgjedhjet e fundit bashkiake, kandidatët për kryebashkiakë të PS-së morën gjithsej 43527 vota (35309 në Fier, 8218 në Patos). Nga ana tjetër, kandidatët opozitarë për kryebashkiakë morën gjithsej 21624 vota. Pra, PS-ja kishte një epërsi prej 21903 votash gjithsej. Domethënë, EDHE SIKUR TË GJITHË votuesit socialistë patosianë t’i bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme bashkiake, PS-ja e fillon garën me një epërsi të fortë statistikore paraprake.
2. Në bashkinë e zgjeruar Vlorë, në zgjedhjet e fundit bashkiake, kandidatët për kryebashkiakë të PS-së morën gjithsej 33354 vota (28271 në Vlorë, 5083 në Selenicë). Nga ana tjetër, kandidatët opozitarë për kryebashkiakë morën gjithsej 15330 vota. Pra, PS-ja kishte një epërsi prej 18024 votash gjithsej. Domethënë, EDHE SIKUR TË GJITHË votuesit socialistë selenicas t’i bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme bashkiake, PS-ja e fillon garën me një epërsi të fortë statistikore paraprake.
3. Në bashkinë e zgjeruar Lushnjë, në zgjedhjet e fundit bashkiake, kandidatët për kryebashkiakë të PS-së morën gjithsej 31772 vota (22453 në Lushnjë, 9319 në Divjakë). Nga ana tjetër, kandidatët opozitarë për kryebashkiakë morën gjithsej 15330 vota. Pra, PS-ja kishte një epërsi prej 11459 votash gjithsej. Domethënë, EDHE SIKUR TË GJITHË votuesit socialistë divjakas t’i bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme bashkiake, PS-ja e fillon garën me një epërsi të fortë statistikore paraprake.
4. Në bashkinë e zgjeruar Librazhd, në zgjedhjet e fundit bashkiake, kandidatët për kryebashkiakë të PS-së morën gjithsej 17101 vota (10364 në Librazhd, 6737 në Prrenjas). Nga ana tjetër, kandidatët opozitarë për kryebashkiakë morën gjithsej 7603 vota. Pra, PS-ja kishte një epërsi prej 9498 votash gjithsej. Domethënë, EDHE SIKUR TË GJITHË votuesit socialistë prrenjakë t’i bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme bashkiake, PS-ja e fillon garën me një epërsi të fortë statistikore paraprake.
5. Në bashkinë e zgjeruar Gjirokastër, në zgjedhjet e fundit bashkiake, kandidatët për kryebashkiakë të PS-së morën gjithsej 12386 vota (10999 në Gjirokastër, 1387 në Libohovë). Nga ana tjetër, kandidatët opozitarë për kryebashkiakë morën gjithsej 5848 vota. Pra, PS-ja kishte një epërsi prej 6538 votash gjithsej. Domethënë, EDHE SIKUR TË GJITHË votuesit socialistë libohovitë t’i bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme bashkiake, PS-ja e fillon garën me një epërsi të fortë statistikore paraprake.
6. Në bashkinë e zgjeruar Mat, në zgjedhjet e fundit bashkiake, kandidatët për kryebashkiakë të PS-së morën gjithsej 13202 vota (8736 në Mat, 4466 në Klos). Nga ana tjetër, kandidatët opozitarë për kryebashkiakë morën gjithsej 8016 vota. Pra, PS-ja kishte një epërsi prej 5186 votash gjithsej. Domethënë, EDHE SIKUR TË GJITHË votuesit socialistë klosianë t’i bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme bashkiake, PS-ja e fillon garën me një epërsi të fortë statistikore paraprake.
7. Në bashkinë e zgjeruar Përmet, në zgjedhjet e fundit bashkiake, kandidatët për kryebashkiakë të PS-së morën gjithsej 6436 vota (4417 në Përmet, 2019 në Këlcyrë). Nga ana tjetër, kandidatët opozitarë për kryebashkiakë morën gjithsej 1473 vota. Pra, PS-ja kishte një epërsi prej 4963 votash gjithsej. Domethënë, EDHE SIKUR TË GJITHË votuesit socialistë këlcyras t’i bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme bashkiake, PS-ja e fillon garën me një epërsi të fortë statistikore paraprake.
8. Në bashkinë e zgjeruar Elbasan, në zgjedhjet e fundit bashkiake, kandidatët për kryebashkiakë të PS-së morën gjithsej 49140 vota (36122 në Elbasan, 8454 në Cërrik, 4564 në Belsh). Nga ana tjetër, kandidatët opozitarë për kryebashkiakë morën gjithsej 35888 vota. Pra, PS-ja kishte një epërsi prej 13252 votash gjithsej. Domethënë, EDHE SIKUR TË GJITHË votuesit socialistë cërrikas e belshiotë t’i bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme bashkiake, PS-ja e fillon garën me një epërsi të lehtë statistikore paraprake.
9. Në bashkinë e zgjeruar Tepelenë, në zgjedhjet e fundit bashkiake, kandidatët për kryebashkiakë të PS-së morën gjithsej 6794 vota (4093 në Tepelenë, 2701 në Memaliaj). Nga ana tjetër, kandidatët opozitarë për kryebashkiakë morën gjithsej 3875 vota. Pra, PS-ja kishte një epërsi prej 2919 votash gjithsej. Domethënë, EDHE SIKUR TË GJITHË votuesit socialistë memaliajs t’i bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme bashkiake, PS-ja e fillon garën me një epërsi të lehtë statistikore paraprake.
10. Në bashkinë e zgjeruar Berat, në zgjedhjet e fundit bashkiake, kandidatët për kryebashkiakë të PS-së morën gjithsej 26138 vota (16604 në Berat, 5778 në Dimal, 3756 në Poliçan). Nga ana tjetër, kandidatët opozitarë për kryebashkiakë morën gjithsej 17012 vota. Pra, PS-ja kishte një epërsi prej 9126 votash gjithsej. Domethënë, EDHE SIKUR TË GJITHË votuesit socialistë dimalas e poliçanas t’i bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme bashkiake, PS-ja e fillon garën në një nivel të barabartë statistikisht.
11. Në bashkinë e zgjeruar Korçë, në zgjedhjet e fundit bashkiake, kandidatët për kryebashkiakë të PS-së morën gjithsej 34621 vota (21029 në Korçë, 13592 në Maliq). Nga ana tjetër, kandidatët opozitarë për kryebashkiakë morën gjithsej 15001 vota. Pra, PS-ja kishte një epërsi prej 12734 votash gjithsej. Domethënë, EDHE SIKUR TË GJITHË votuesit socialistë maliqas t’i bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme bashkiake, PS-ja e fillon garën në një nivel pothuaj të barabartë statistikor.
12. Në bashkinë e zgjeruar Kavajë, në zgjedhjet e fundit bashkiake, kandidatët për kryebashkiakë të PS-së morën gjithsej 16043 vota (10914 në Kavajë, 5129 në Rrogozhinë). Nga ana tjetër, kandidatët opozitarë për kryebashkiakë morën gjithsej 16877 vota. Pra, opozita kishte një epërsi prej 834 votash gjithsej. Domethënë, PS-së i duhet t’i votojë çdo votues socialist, që të jetë konkuruese në bashkinë e zgjeruar Kavajë.
13. Në bashkinë e zgjeruar Pukë, në zgjedhjet e fundit bashkiake, kandidatët për kryebashkiakë të PS-së morën gjithsej 4379 vota (2507 në Pukë, 1872 në Fushë-Arrëz). Nga ana tjetër, kandidatët opozitarë për kryebashkiakë morën gjithsej 6173 vota. Pra, opozita kishte një epërsi prej 1794 votash gjithsej. Domethënë, PS-ja e fillon sërish në disavantazh garën në bashkinë e zgjeruar Pukë.
