Last Updated on 13/10/2025 by EL
Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja paralajmëron kallëzim penal për kreun e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani i cili thotë e gënjeu publikisht gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve këtë të hënë (13 tetor) , lidhur me gjyqtaren e GJKKO, Irena Gjoka.
Metani ka thënë nuk na është ankuar njeri për Irena Gjokën, por e vërteta është ndryshe. Kalaja tregoi në studion e ‘Task Force’ provat që i ka vënë në dispozicion ILD-së, që janë vendimi penal i dënimit të Irena Gjokës në shtetin grek dhe prokurën që kjo gjyqtare bashkë me bashkëshortin e saj kanë përpiluar prokurën që i kanë dhënë të drejtën avokatit ti përfaqësojë për heqjen e ekspulseve.
“Gurgulenë dhe aministimin e Irenës me tre mbiemra e ka bërë Ulsi Manja për të cilin ne kemi referuar kallëzim penal sepse letërporosinë e përcillte me shumë vonesë dhe devijonte vendin se ku duhej marrë dokumenti.
Në vend që t’i drejtohej gjykatave të Janinës i drejtohej gjykatave të Athinës. Tashmë ka ardhur prova me shkrim që thotë se autoritetet greke pranojnë që Irena me 3 mbiemra është e dënuar. Deklarata e Artur Metanit sot është një kalim përgjegjësie dhe shpërdorim detyre e pastër dhe një arsye më shumë për tiu drejtuar kallëzimit penal” tha ajo e ftuar në studion e Task Force.
Fakt është se Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë nis hetimet për çdo kërkesë të kryeministrit Edi Rama, por për gjyqtaren e Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Irena Gjoka, kreu i këtij institucioni nuk ka nisur asnjë hetim./E.T
