Last Updated on 08/07/2025 by adminfjala
Në një intervistë me Ylli Rakipin, gazetari i njohur Mero Baze ka deklaruar se kriminelët nuk kanë ndikim të madh në zgjedhje. Sipas tij, tek-tuk, ndonjëri mund të garantojë rreth 1 mijë vota, por jo më shumë.
Mero Baze, madje, mendon se kriminelët fshihen gjatë zgjedhjeve. Ndikimi i tyre është legjendë urbane e nxitur kryesisht nga vetë kryeministri.
“Kriminelët nuk kanë aq ndikim në zgjedhje. Kjo është legjendë urbane e fryrë më shumë nga Edi Rama sesa nga Sali Berisha. Rama i mbivlerëson, kurse Berisha bën sikur i sulmon. Kriminelët fshihen si minj. Janë banditë banalë”, ka thënë Baze. m.p.