Last Updated on 23/04/2026 by Kesjana
Kriza e naftës dhe çmimeve/ Berisha: Narkoqeveria e Ramës po
Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi sot qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se në vend që të ndihmojë qytetarët prej krizës së naftës dhe çmimeve, po u merr paratë qytetarëve shqiptarë.
Në një prononcim për gazetarët para Kuvendit, Berisha tha se Rama mendon vetëm për veten dhe familjen e tij, duke mos ndarë bonuse si në vendet e tjera të rajonit.
“Keqpërdorim ekstrem i Parlamentit për të larguar tematikën nga interesat më jetike të qytetarëve shqiptarë.
Këto kohë, qeveritë dhe parlamentet e Europës janë marrë me një seri masash, një breshëri masash për të lehtësuar gjendjen ekonomike, financiare të qytetarëve për shkak të rritjes së madhe të çmimit të naftës dhe çmimeve të tjera në mbarë Europën dhe botën.
Se cila është pasoja e kësaj rritjeje mbi qytetarët shqiptarë, mjafton t’u rikujtoj se taksa kryesore që ata paguajnë nga i sapolinduri tek ai që është në ditën e fundit të jetës së tij, është TVSH-ja.
Dhe nga TVSH-ja, narkoqeveria e Edi Ramës ka vjelur këto kohë 14 për qind më shumë sesa në muajin paraardhës.
E tëra kjo quhet taksë konsumatori, taksë e paguar nga ato qenie të gjalla që konsumojnë.
Maqedonia dje e shiste naftën me 150 lekë, Shqipëria me 200 lekë në mbarë territorin.
Pra, 50 lekë më shtrenjtë.
Lehtësira të mëdha janë bërë për qiratë, janë dhënë bonuse në dorë për ushqimet.
Në Shqipëri, Edi Rama mendon vetëm për veten dhe familjen e tij”,-deklaroi Berisha./Kb
