Last Updated on 23/04/2026 by Kesjana
Ndryshime në Policinë e Shtetit/ 14 drejtues të rinj, ja emrat
Këtë të enjte janë kryer një sërë lëvizjesh të reja brenda strukturave drejtuese të Policisë së Shtetit.
Sipas informacioneve, paraditen e sotme janë caktuar 14 drejtues të rinj:
Erion Ahmeti — Komandohet drejtor i Policisë Fier
Andi Banushi — Zëvendësdrejtor i Policisë Elbasan
Krenar Guçe — Shef Rendi në Përmet
Alfred Cenaj — Shef i Komisariatit nr. 2 Tiranë
Gerald Toska — Shef i Komisariatit Fier
Dritan Muça — Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit në Vlorë
Dritan Malaj — Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit në Berat
Petrit Halo – Zëvendësdrejtor në Shkodër
Arben Nasufi – Zëvendësdrejtor për Rendin në Lezhë
Islor Islami — Shef Sektori në Mbështetjen Hetimore të Krimit të Organizuar (DPPSH)
Erdit Rreçeku — Shef Komisariati Peqin
Lusjan Zeqaj — Emëruar në Policinë Rrugore Tiranë
Ermal Zaimi — Komandant i Linjave të Trafikut Urban
Jetnor Shira — Drejtues i sektorit në Policinë Rrugore Tiranë/kb
