Last Updated on 15/11/2025 by Monika
Presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilluan një bisedë telefonike, ku u fokusuan në situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme dhe zhvillimet e fundit në Rripin e Gazës.
Sipas njoftimit të Kremlinit, dy udhëheqësit shkëmbyen mendime edhe mbi zbatimin e një armëpushimi të mundshëm dhe çështjen e shkëmbimit të të burgosurve, si dhe prekën çështjen e programit bërthamor iranian.
Po ashtu, ata diskutuan mbi hapat e mundshëm për të avancuar stabilizimin e situatës në Siri, me synim forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë në mbarë rajonin./MXH
