Nga Mentor Kikia
Fale sakrifices se qindra zjarrfikesve, ushtareve, policeve e qytetareve, Kruja nuk u dogj!
Qyteti historik shpetoi pa hyre ne histori si i djegur dy here: nje here nga osmanet pushtues kur e nenshtruan dhe nje here nga vete shqiptaret.
Qeveria u gdhi duke thene se zjarret u fiken me vetem nje magazine te djegur.
Jo zoterinj!
Nuk u dogj vetem nje magazine, por u dogj nje mal i tere. Apo mali nuk quhet?
Ajo qe ndodhi dhe ajo qe nuk ndodhi per nje “fije”, eshte mjaftueshem per te menduar seriozisht per kete vend.
Kushtet e motit do te behen eshe me agresive ne vere e zjarret me te forta. Mbrojtja ndaj zjarreve duhet te jete prioritet i prioriteteve. Nese nuk u dogj sot, nuk do te thote se nuk do te digjet neser, Kruja, qytete apo fshatra te tjera.
Investoni ne burime njerezore, mjete, infrastrukture!
Nderkohe…
Ate burrin qe vuri shkrepesen, edhe po ta djegim, nuk e zhbejme ate qe ai beri.
Por ai duhet “djegur” publikisht qe te vene mend injorantet dhe maskarenjte e tjetre kudo. Pasi te gjitha zjarret nga keta soj ndizen.
Zjarrvenia duhet konsideruar krim i rende. Asnje amnisti nuk duhet ta kape si veper penale.
