Last Updated on 01/10/2025 by adminfjala
Sot, në Kopenhagen, do të zhvillohet një takim joformal mes liderëve të Bashkimit Europian, që do të paraprijë Samitin e Komunitetit Politik Europian që do të mbahet më 2 tetor.
Në këto takime do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili sot është nisur drejt kryeqytetit danez.
Takimi joformal kryesohet nga presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, dhe drejtohet nga kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen. Fokusi i Samitit të Komunitetit Politik Europian do të jetë te forcimi i mbrojtjes së Europës pas shkeljeve të hapësirave ajrore të disa shteteve nga Rusia dhe mbështetja për Ukrainën.
Diskutimet do të konkludohen me udhëzime lidhur me planin e Bashkimit Europian për hapat e ardhshëm në zbatimin e objektivit të gatishmërisë për mbrojtjen.
Plani i dalë nga samiti do të diskutohet në Këshillin Europian në datat 23-24 tetor 2025./E/T
