Kina është më afër se kurrë në botën e filmit, duke qenë tani ekonomia e dytë më e madhe në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe duke lulëzuar në çdo fushë, përfshirë industrinë kinematografike. Një shembull i qartë është filmi i animuar ‘Ne Zha 2’, i cili ka arritur të fitojë 2.2 miliardë dollarë, duke u bërë filmi i parë jo-hollivudian që tejkalon 2 miliardë dollarë në arkëtimet globale.
Ky rezultat e vendos ‘Ne Zha 2’ në vendin e pestë më të shikuar të të gjitha kohërave, pas filmave të njohur globalisht: Avatar 1 dhe 2, Avengers: Endgame dhe Titanic.
Me një buxhet prej 80 milionë dollarësh, shumë më pak se një prodhim i Disney-t, dhe një kohëzgjatje prej gati dy orësh e gjysmë, filmi paraqet një kast tërësisht dixhital të personazheve nga mitologjia kineze. Ai krahasohet me prodhimet e mëdha kineze si Legends of the Condor Heroes: The Gallants të Tsui Hark dhe Creation of the Gods II: Demon Force të Wuershan.
Filmi është i frymëzuar nga romani kinez i shekullit të 16-të ‘The Investiture of the Gods’ nga Xu Zhonglin, që përfshin njëqind kapituj dhe kombinon histori, folklor, mitologji, legjenda dhe fantazi.
‘Ne Zha 2’ do të dalë në kinema më 6 nëntor, i publikuar nga Minerva Pictures dhe Filmclub Distribuzione. Komploti fokusohet te ndarja e një objekti mistik, Perla e Kaosit, në dy pjesë: Perla Shpirtërore dhe Sfera Demonike, duke sjellë një aventurë të pasur me fantazi dhe aksion për audiencën globale.
Burimi: ansa.it/ Përgatiti për botim: L.Veizi
